A mund të trajtohet depresioni me aspirinë ose ibuprofen?

  • 09 korrik 2019 - 14:38
A mund të trajtohet depresioni me aspirinë ose ibuprofen?

Hulumtuesit e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar që njerëzit me sëmundje mendore kanë sisteme imunitare hiperaktive, duke shkaktuar kështu nivele permanente të inflamacionit.

Në të njëjtën mënyrë që një grip i bën pacientët të ndihen keq dhe të pashoqërueshëm, kur sistemi imunitar është duke luftuar sëmundjen, shkencëtarët tani besojnë që i njëjti efekt mund të shkaktojë edhe depresionin. Ilaçet e thjeshta të përditshme, të cilat e luftojnë infeksionin dhe inflamacionin si aspirina apo ibuprofeni, mund të jenë një alternativë më e lirë dhe më e sigurt për tretman të kësaj gjendjeje.  

"Sistemi ynë imunitar vepron si një termostat, që është në shumicën e kohës në nivel të duhur, por që rritet shumë kur kemi infeksion, tha Dr. Dolam Khandaker, nga Departamenti i psikiatrisë në Universitetin e Kembrixhit, që e udhëhoqi studimin.