Antibiotikët natyralë që shërojnë sëmundjet

  • 09 korrik 2019 - 14:42
Antibiotikët natyralë që shërojnë sëmundjet

MJALTI

Mjalti ka shumë cilësi të antibiotikëve. Vendosja e mjaltit në lëkurën e djegur lufton infektimet dhe stimulon shërim më të shpejtë. Përdorimi i mjaltit origjinal mund të parandalojë edhe alergjitë e ndryshme sezonale. Pasi që bletët ushqehen me polen dhe më pas bëjnë mjaltin, njerëzit, të cilët vuajnë nga alergjia prej polenit, mund të ndihen më mirë pas konsumimit të mjaltit.

HUDHRA

Hudhra më së shumti përdoret për gatimin e ushqimeve të ndryshme, mirëpo mund të përdoret edhe për luftimin e një numri të madh infektimesh dhe sëmundjes, si dhimbja e veshit, ftohja, gripi dhe pneumonia. Hudhra gjithashtu ndikon edhe në përforcimin e sistemit imun dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila i sjellë përfitime të mëdha shëndetit të njerëzve.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili ka gjetur përdorim të madh në mjekësinë tradicionale. Përveçqë ka një ndikim të madh në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, xhenxhefili është i njohur edhe për qetësimin e stomakut. Ai mund të përdoret edhe gjatë gatimit të ushqimeve të ndryshme.

VITAMINA C

Vitamina C është shumë e nevojshme për një trup të shëndoshë. Megjithatë, ajo mund të përdoret edhe për parandalimin e infeksioneve të ndryshme. Përdorimi i vitaminës C ndikon në tejkalimin më të shpejtë të gripit ose parandalimin e tij.
 

(Kosova Sot Online)