Ushqimet që ndikojnë të keni kujtesë më të shëndetshme

  • 10 July 2019 - 08:54
Ushqimet që ndikojnë të keni kujtesë më të shëndetshme

Mënyra e duhur e ushqimit ka rëndësi vitale për cilësinë e jetës sonë. Zbuloni çfarë duhet të hani për ta nxitur punën e qelizave të hirta në tru dhe në mënyrë që kujtesa të jetë më e mirë

BORONICA

Përmirësojeni kujtesën me ndihmën boronicave. Studimet tregojnë se këto fruta mund ta përshpejtojnë punën e trurit si dhe ta ngadalësojnë procesin e humbjes së kujtesës.

KAFEJA

Kafeja përmirëson kujtesën, e ajo që është edhe më e rëndësishme, kafeja përshpejton reaksionet te personat e shtyrë në moshë.

PESHKU

Edhe lloji i peshkut tunë në konservë mund të ndikojë në kapacitetin e memories. Aminoacidet Omega 3, me të cilat është i pasur mishi i peshkut, janë kyçe për mbajtjen e qelizave të hirta.  

KAFJALLI

Gjatë studimeve të ushqyerjes, shkencëtarët kanadezë kanë vërtetuar se personat midis moshës 61 dhe 79-vjeçare, të cilët rregullisht kishin konsumuar kafjallin, kishin rezultate më të mira në testin e kujtesës. Edhe fëmijët që kishin ngrënë kafjallin kishin më shumë sukses në shkollë.

VERA E ZEZË

Vera e zezë, madje edhe birrat, mund ta freskojnë kujtesën tuaj. Nëse pini midis një dhe gjashtë gotave verë në javë, për 54 për qind më pak do të rrezikoheni nga demenca.

ÇAJ NGA SHERBELA

Vaji i sherbelës shton nivelin e acetilholinës në tru, përmirëson funksionimin e memories dhe ndihmon tretjen.

(Kosova Sot Online)