Katër faktorët që përcaktojnë jetëgjatësinë

  • 10 July 2019 - 14:45
Katër faktorët që përcaktojnë jetëgjatësinë

Hani ushqim të shëndetshëm, mos pini duhan dhe mos konsumoni sasi të lartë të alkoolit dhe se mënyra e shëndetshme e jetesës në fund do t'ju shpaguhet? Shkencëtarët në studimin më të ri japin përgjigje në këtë pyetje, duke pohuar se me shmangien e katër shprehive jetësore mund ta zgjatni jetën. Në bazë të studimit të publikuar në "Preventative Medicine", jeta mund të zgjatet nëse shmangen këta katër faktorë: duhani, alkooli, kequshqyerja dhe joaktiviteti. Në studimin e shkencëtarëve nga universiteti në Cyrih kishin marrë pjesë 16.721 njerëz, midis moshës 16 deri 90 vjeçe.

Studimi ka vërtetuar se duhani është faktori më i madh i rrezikut dhe për 57 për qind janë të rrezikuar nga vdekja e hershme. Po ashtu, njerëzit që nuk shmangin këto shprehi për dy herë e gjysmë janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme, në krahasim me të tjerët. Për shembull, një mashkull 75-vjeçar, i cili nuk e shmang asnjërën prej këtyre faktorëve, mbijetesën në dhjetë vitet e ardhshme e ka më të pakët për 35 për qind. Për personat e moshës midis 45 dhe 55 vjeçe, që pinë duhan, alkool, nuk ushtrojnë dhe nuk ushqehen mirë, efekti i faktorëve negativë është më i ulët në krahasim me personat midis moshës 65 deri 75 vjeçe.

(Kosova Sot Online)