Shërohuni nga sulmi në tru: Përgatiteni vetë ilaçin

  • 10 July 2019 - 18:19
Shërohuni nga sulmi në tru: Përgatiteni vetë ilaçin

Ky ilaç përmirëson funksionet motorike, pasi të keni pësuar sulm në tru. Presidenti i Akademisë së mjekësisë popullore të Uzbekistanit, M. Hamraiev, të gjithëve që kanë pësuar sulm në tru, ju sugjeron se ilaçin e kanë në kuzhinën e tyre, dhe se është i lehtë për t'u përgatitur.

Receta për përgatitjen e vajit:

Ju nevojiten rreth 30 gramë gjethe të imtësuar të dafinës, të cilën dhe ta hidhni në një kavanoz prej qelqit, të pastruar mirë paraprakisht, dhe nga sipër aty të derdhni rreth 200 gramë vaj ulliri. Më pas kavanozin e mbyllni me kapak. Kavanozin e mbyllur e ruani në një vend të ngrohtë për dhjetë ditë rresht.

Këshillë:

Ilaçin e fituar nga kjo përzierje ta përdorni për t'ju bërë masazh pjesëve të prekura të trupit.  


(Kosova Sot Online)