6 ushqimet të cilat janë të rrezikshme, nëse e teprojmë me konsumimin e tyre

  • 11 korrik 2019 - 09:04
6 ushqimet të cilat janë të rrezikshme, nëse e teprojmë me konsumimin e tyre

E dini se nëse e hani një kuti me biskota, pa lëvizur vendit, nuk është aspak e shëndetshme, por ekspertët pohojnë se ushqimet me vlera të larta ushqyese po ashtu mund të jenë të rrezikshme.

PORTOKAJTË DHE DOMATET

Duhet të keni kujdes të mos e teproni me konsumimin e këtyre ushqimeve të shijshme, thotë Gina Sam, drejtoreshë në spitalin "Mount Sinai". Rritja e konsumimit të acideve, e shoqëruar me shumë portokaj dhe domate, mund të shkaktojë efekt të kundërt. Konsumimi i tepërt shkakton çrregullimin e quajtur "Ezofagu i Barretit", ku mund të formohen qeliza kancerogjene në ezofag. Dr. Sam sugjeron të mos hani më shumë se dy shërbime me portokaj apo domate.

TUNA E KONSERVUAR

Ky lloj i peshkut është një kombinim i shëndetshëm me sallatë apo sandviç. Sido që të jetë, nëse konsumoni sasi të tepërt të tunës së konservuar, është rrezik për më shumë merkur sesa që keni nevojë. Sasia e tepërt e merkurit ndikon në problemet me shikimin, mungesë koordinimi, si dhe shkakton dobësim të muskujve. Përkujdesuni që brenda javës të mos hani më shumë se tri apo pesë konserva. UJI Përderisa hidratimi është kyç për një shëndet të mirë, konsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë probleme, shotë Alan R. Gaby, autor i librit "Nutritional Medicine".

Kjo ndodh kur një sasi e madhe e ujit zvogëlon nivelin e natriumit në trup, duke krijuar nivel të ulët të natriumit në gjak, që shkakton çrregullime në punën e trurit, madje edhe vdekjen. Sa shumë ujë duhet konsumuar për këtë? Ky është një problem tipik për ata që vrapojnë në maratonë dhe njerëzit që me forcë e shtyjnë veten për ta tepruar me ujin.

SOJA

Përderisa soja mund të ndihmojë në kontrollimin e kolesterolit të keq dhe shtypjen e gjakut, kur e konsumoni në sasi normale, ajo po ashtu pengon thithjen e hekurit, thotë Gaby. Prandaj, konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë anemi. Po ashtu, pasi që soja përmban estrogjen, konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë kancerin në mitër. Përderisa nuk ka sasi të saktë se sa duhet apo nuk duhet të konsumoni, mjaftojnë dy porcione në ditë, apo edhe më pak.  

SPINAQI

Kjo perime e shijshme me gjethe të gjelbra vjen në paketim me shumë dobi, që është një burim i shkëlqyeshëm me proteina, fibra dhe lloje të ndryshme të mineraleve dhe vitaminave. Spinaqi është i pasur me luten, i cili ndihmon në degjenerimin e muskujve. Po ashtu, spinaqi, apo konsumimi i tepërt i tij mund të ndikojë në formimin e gurëve në veshka, prandaj personat e tillë duhet ta shmangin këtë perime.

ARRAT BRAZILIANE

Ky ushqim i grimcuar është burim i fortë me proteina, fibra, aminoacide esenciale dhe selen. Plus, konsumimi i arrave është vërtetuar se ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe shtypjen e lartë të gjakut, thotë Gaby. Por, nuk duhet të vërsuleni për çdo ditë, pasi që në ekstrem janë të pasura me selen dhe në sasi të madhe mund t'ju helmojnë. Konsumimi i tepërt i tyre po ashtu mund të ndikojë në humbjen e flokëve, thinjave apo humbjen e thonjve, dermatitin, abrormalitete neurologjike dhe në raste të caktuara, vdekjen. Pra, mos hani më shumë se dhjetë arra braziliane në ditë.

(Kosova Sot Online)