Ushqimet që mund të hani gjatë natës, për një gjumë më të mirë

  • 11 July 2019 - 14:37
Ushqimet që mund të hani gjatë natës, për një gjumë më të mirë

Ju ndodh ndonjëherë t’ju dalë gjumi dhe të shkoni në kuzhinë për të marrë ndonjë ushqim gjatë natës?

Nëse hani ushqimet e mëposhtme, ato do të përmirësojnë gjumin tuaj.

Banane e shtypur me fara kungulli

Bananet rrisin nivelin e melatoninës dhe përmbajnë shumë magnez. Kështu ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe relaksojnë muskujt.

Kivi dhe fistikë

Sipas një studimi, personat që vuanin nga pagjumësia dhe konsumonin dy kivi një orë përpara gjumit, treguan përmirësime të modeleve të gjumit.

Patate të ëmbla

Patatet e ëmbla rrisin nivelet e seretoninës, një hormon që ngjall ndjenjën e qetësisë në tru dhe ju ndihmon për një gjumë më të mirë.

Sallatë me avokado dhe vezë

Të dy këta përbërës kanë antioksidantë dhe vlera të rëndësishme si vitamina D, E, K, magnez etj.

Humus me perime të pagatuara

Humusi i shoqëruar me speca, kastravecë, domate apo perime të tjera të pagatuara përmirëson shumë gjumin tuaj.

Salmon dhe sallatë me perime

Peshqit, sidomos ata me përmbajtje të lartë të omaga-3 dhe vitaminës D, si salmoni ndikojnë në përmirësimin e gjumit.

(Kosova Sot Online)