Pini këtë lëng përditë dhe shikoni çfarë ndodh me lëkurën

  • 11 korrik 2019 - 16:05
Pini këtë lëng përditë dhe shikoni çfarë ndodh me lëkurën

Nëse vera ua ka tharë lëkurën, krejt çfarë duhet të bëni është ta përgatisni këtë lëng dhe ta rigjallëroni atë.

PËRBËRËSIT:

- 1 litër ujë; - 4 qeska çaj të gjelbër; - një grusht gjethe të mentës; - 15 gramë xhenxhefil të copëtuar; - 80 ml lëng të freskët limoni.

PËRGATITJA:

Në fillim vloni gjysmën e litrës së ujit dhe më pas aty shtoni qeskat e çajit të gjelbër, mentën dhe xhenxhefilin dhe e lini për gjysmë orë që të vlojnë në zjarr të lehtë. Më pas i hidhni në një enë, shtoni lëngun e shtrydhur nga limoni i freskët dhe pjesën tjetër të ujit. Më pas e vendosni në frigorifer për t'u ftohur. Mund të shtoni edhe akull dhe ta dekoroni sipas dëshirës tuaj.

(Kosova Sot Online)