Detergjentet që i përdorni rregullisht zvogëlojnë pjellorinë

  • 12 July 2019 - 09:16
Detergjentet që i përdorni rregullisht zvogëlojnë pjellorinë

Dy substanca përbërëse që zakonisht gjenden në detergjentet shtëpiake kanë shkaktuar rënien e fertilitetit te minjtë, ka vërtetuar studimi i fundit që ishte publikuar në revistën 'Reproductive Technology'. Jo nuk është hera e parë që është vërtetuar se kemikatet që përdoren shpesh kanë ndikim negativ në pjellori.

Vitin e kaluar në revistën 'Medical News Today' ishte publikuar puna e ekspertëve nga Bostoni, ku është bërë me dije se "bisfenoli A" (BPA), kemikat që përdoret në prodhimin e plastikës, po ashtu kishte treguar efekt të ngjashëm te minjtë. 

Në hulumtimin fundit që e kishte udhëhequr Terry Hrubec, nga fakulteti në Merilend, ekspertët kanë zbuluar dy kemikate, "ADBAC" dhe "DDAC", të cilat po asht ndikojnë në organet riprodhuese të minjve. Këto dy kemikate janë të pranishme në shumicën e prodhimeve që për çdo ditë vini në kontakt, si në pajisjet për pastrimin e shtëpisë, pajisjet për dezinfektim, e madje edhe konzervans në kozmetikë.

Të gjeturat e fundit n laborator për këto dy substanca kanë ngre pyetje nëse këto dy kemikate duhet të testohen thellësisht, sepse pos fertilitetit te minjtë, edhe personat që ishin në kontakt të shpeshtë me to, vuanin nga fertiliteti.

(Kosova Sot Online)