Shfrytëzojeni sezonin: Ja pse është mirë të hani misër!

  • 12 korrik 2019 - 13:33
Shfrytëzojeni sezonin: Ja pse është mirë të hani misër!

Vera është stina kur ndjeni aromën e misrit të pjekur apo të zier. Zakonisht i pjekim në fshat dhe në qytet. Nëse nuk pëlqeni t'i hani, duhet të filloni ta bëni këtë. Është i pasur me fibra dhe përmban pak yndyra dhe nxit tretjen.

Është po ashtu i pasur me karbohidrate e nëse keni nevojë të shtoni në peshë, hani më shumë misër të pjekur. Misri pakëson rrezikun për tu prekur nga diabeti, është i pasur edhe me proteina dhe ndihmon në luftën kundër stresit.

Po ashtu, ekspertët pohojnë se kokrra e verdhë e misrit posedon aritenoide, të cilat pakësojnë rrezikun nga verbëria.

Misri është i shëndetshëm për shtatzënat pakëson kolesterolin e është i dobishëm edhe për shëndetin e zemrës.

(Kosova Sot Online)