Ushqimet që prishen më shpejt sesa që kemi menduar

  • 13 July 2019 - 09:38
Ushqimet që prishen më shpejt sesa që kemi menduar

Disa artikuj ushqimorë, për të cilët mendojmë se zgjasin mjaft, në fakt vlerat ushqyese i humbasin shumë shpejt.

ÇAJI I GJELBËR

Sasia a antioksiduesve që gjendet në çajin e gjelbër, mesatarisht, zvogëlohet për 32 për qind, pasi që çaji të qëndrojë për gjashtë muaj në raft, përderisa antioksiduesit më të ndjeshëm janë në oksigjen dhe ndaj dritës natyrale. Provoni që çajin ta zieni në enë hermetikisht të mbyllura. Pasi që çaji i gjelbër është i ndjeshëm edhe në ngrohtësinë, enën e mbyllur vendoseni në frigorifer.

PRODHIMET NGA DOMATET

Domatja në konservë humb rreth 50 për qind të likopenit (antioksidues) pas vetëm tre muajve në frigorifer, madje edhe atëherë kur konserva të mos jetë e hapur fare. Ky është dëm i madh, pasi që likopeni është i përdorshëm në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, dhe mundet edhe t'i forcojë eshtrat. Nëse përgatisni sos nga domatja, më së miri është domatja të jetë e freskët, e nëse bëni keçap, vendoseni në kavanozë të vegjël.

PATATJA

Sasia e vitaminave C zvogëlohet mesatarisht për 40 për qind pas tetë muajsh të vendosjes së patates , ku kushtet e përshkruara janë të ftohta, të thata, e të errëta. Është e saktë se pataten nuk do ta mbani aq gjatë në shtëpi, por ndodh që disa tregtarë i mbajnë edhe më gjatë nëpër depo, derisa t'i hedhin në treg. Patatet më së miri është t'i ruani në qese të letrës, në vend të atyre të plastikës.

XHEMI NGA MANAFERRAT

Sasia e antocianinës flavonoide, që kanë efekt kundër infeksioneve, ruajnë kujtesën dhe ndikojnë si antioksidues, në xhemin nga boronica zvogëlohen për 23 për qind vetëm pas dy muajsh, nëse i mbani në depo me temperaturë shtëpiake. Ngjashëm, edhe xhemi nga dredhëzat humb 12 për qind të flavonoideve pas gjashtë muajsh të vendosjes në një raft të errët.

VAJI I ULLIRIT

E fikasiteti i antioksiduesve në vajin e ullirit bie për 40 për qind pas gjashtë muajsh. Për fat të keq, në shumë shtëpi, gotat apo kavanozat me vaj ulliri ruhen edhe për periudhë më të gjatë kohore se gjashtë muaj. Prandaj, vajin mos e ruani në afërsi të furrës apo shishen mos e lini hapur për një kohë më të gjatë, sepse vaji është mjaft i ndjeshëm ndaj ajrit dhe oksigjenit, të ngrohtit dhe drita natyrale. Nëse nuk e përdorni shpesh, blini sasi më të vogla.

DRITHËRAT

Sasia e riboflavinës, vitaminë kjo e cila mundëson shpërndarjen e nutrienteve të tjera, pas vetëm një ditë ekspozimi në diell ka humbur rreth 50 për qind të ekspozimit në diell. Acidi folik në miell, po ashtu është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe oksigjenit. Më mirë t'i ruani në një raft të thatë sesa në frigorifer. Po ashtu, kini kujdes me orizin integral, i cili posedon shumë vaj dhe shpejt prishet në temperaturën e dhomës.

(Kosova Sot Online)