Helmi i bletëve, akrepit dhe gjarprit fsheh ilaçin kundër kancerit

  • 13 July 2019 - 09:52
Helmi i bletëve, akrepit dhe gjarprit fsheh ilaçin kundër kancerit

Eksperti Pan, shkencëtar nga universiteti në Illionis, me ekipin e tij thonë se kanë zbuluar mënyrën se si do ta ndalojnë përhapjen e qelizave të kancerit. Studimi edhe më tutje është në fazën fillestare, në bazë të studimeve në laborator, por është arritur sukses i madh në parandalimin e përhapjes së qelizave të kancerit të gjirit dhe melanomës.

Është zhvilluar një teknologji e avancuar, e cila mundëson ndarjen e proteinave dhe peptideve në helm, me ç'rast ndërhyhet vetëm në qelizat e kancerit. Kjo teknikë përfshin edhe përdorimin e nanoteknologjisë për t'u fituar elementi i sintetizuar i ngjashëm me helmin, të cilin e përdorin bletët, gjarpërinjtë dhe akrepat. Problemi më i shpeshtë që përcjell këtë shërim janë efektet anësore.  

Te kafshimi i bletës për shembull, lëkura pëson dhimbje dhe dëmtohet pasi që melitina, toksina kryesore e helmit të bletës shkatërron membranat e qelizës duke krijuar droçka në gjak, që ndikojnë në dëmtimin e zemrës dhe sistemit nervor.

(Kosova Sot Online)