A e shton ftohja rrezikun për sulm në tru te fëmijët?

  • 13 July 2019 - 12:46
A e shton ftohja rrezikun për sulm në tru te fëmijët?

Studimi i fundit, i publikuar në revistën “Neurology”, ka zbuluar se rreziku për pikë në tru te fëmijët mund të shtohet nga të ftohtit dhe infeksionet e tjera. Po ashtu, kjo mund të ndodh edhe te të rriturit, pasi që pika në tru nuk njeh moshë.

Pika në tru është shkaktari udhëheqës i vdekjeve te fëmijët në Amerikë, duke prekur 6 në 100.000 fëmijë. Infeksionet e vogla dhe gjendjet inflamatore, si ftohjet paraprakisht janë përcjellë me rrezik të madh për pikë në tru te të rriturit.  

Deri më tani, lidhja midis inflamacioneve dhe pikës në tru te fëmijët nuk është studiuar thellë dhe kjo është arsyeja pse ky ekip është duke marrë me infeksione të vogla përderisa rritja e numrit të këtyre infeksioneve shton rrezikun për pikën në tru.

Sipas autorëve të studimit, vetëm një numër i vogël i fëmijëve lindin të prirë me faktor të tillë të rrezikut për pikë në tru.

(Kosova Sot Online)