Kamomili i gjithanshëm

  • 13 July 2019 - 17:14
Kamomili i gjithanshëm

Kamomili qetëson mendjen dhe largon frikën, dhimbjen, zemërimin dhe brengat. Kamomili në formë të çajit po ashtu ndihmon te pagjumësia.

Cilat dhimbje i zbut kamomili?

Nëse ju dhemb fyti, pastrojeni gojën me kamomil, ndërsa inhalimi me kamomil do të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe sinuseve të infektuar. Kamomili është njëra ndër bimët më të rëndësishme për kujdesin e flokëve dhe lëkurës. Sugjerohet që çdo ditë ta shpëlani lëkurën me çaj kamomili dhe shpejt do ta vëreni ndryshimin në trup.

Kamomili pakëson dhimbjet e kokës dhe stresin

Konsumimi i kamomilit ndikon në qetësimin e nervave. Nëse ju mundon frika, brengat apo jeni të zemëruar, pini çaj nga kamomili. Kamomili ndikon në qetësimin dhe pakësimin e stresit, lehtëson dhimbjet e kokës, dhimbjet e dhëmbëve dhe veshëve, sepse ndikon te nervat, që janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me dhimbjen. Po ashtu ndikon në zbutjen e dhimbjeve te menopauza dhe ngërçet menstruale. Nëse keni probleme me lukthin dhe fryrjen në stomak, kamomili është ilaçi i duhur.

(Kosova Sot Online)