Uji me mjaltë: Dobitë që duhet ditur

  • 13 July 2019 - 17:35
Uji me mjaltë: Dobitë që duhet ditur

Ndoshta keni dëgjuar se sa mirë është të pini një gotë ujë të ngrohtë në mëngjes, apo ju është thënë se sa i mirë për lëkurën tuaj është mjalti, por a e dini se ky kombinim magjik mund të ofrojë shumë dobi për shëndetin tuaj në përgjithësi.

Shkrin shtresat dhjamore

Uji me mjaltë mund të ndihmojë në shkrirjen e kilogramëve shtesë. Sheqeri natyral, të cilin e përmban mjalti, është burim i shëndetshëm i kalorive. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës, por brenda  një afati më të gjatë kohor, dhe  natyrisht se rezultatet do të jenë të dukshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tretje më të mirë

Një gotë ujë i vakët me një lugë mjaltë, në mëngjes në lukth të zbrazët, ndihmon ta rregulloni tretjen. Përbërësit antiseptikë të mjaltit ndihmojnë në zbutjen e thartirës në lukth. Lëngu është ‘përgjegjës’ edhe për hidratimin e zorrës së trashë, pasi që rregullon dhe siguron tretje më të mirë të ushqimit dhe parandalon kapsllëkun. 

Përmirëson imunitetin

Mjalti është artikull i hatashëm shëndetësor, që eliminon bakteret. Është përplot me enzima, vitamina dhe minerale, të cilat janë në “vijën e parë të frontit” në luftën kundër baktereve.

Zvogëlon alergjitë

Përdorimi i mjaltit rregullon sistemin tuaj kundër alergjive, por kësaj radhe ta konsumoni pa ujë. Kjo ndihmon ta zvogëloni ndjeshmërinë ndaj alergjive. Uji i ngrohtë kësaj radhe ndihmon në hidratimin e trupit.

Zbut kollën dhe infeksionet në fyt

Uji me mjaltë mund t’ju ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve dhe irritimin e fytit, si dhe ndalon kollën. Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë kombinim është se nuk ka asnjë efekt anësor të dëmshëm.

(Kosova Sot Online)