Arsyet pse për çdo ditë duhet të hani fiq

  • 14 July 2019 - 13:10
Arsyet pse për çdo ditë duhet të hani fiq

Pema e ëmbël mesdhetare konsumohet tash e mijëra vjet, e pos se shërben për kënaqësi ajo përmban edhe shumë veti shëruese

UL SHTYPJEN E GJAKUT

Fiku është burim i kaliumit që ndihmon në uljen e shtypjen e lartë të gjakut duke e rregulluar atë. Ky mineral është pak i pranishëm në ushqim, por njëkohësisht është i domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit.

NDIHMON NË HUMBJEN NË PESHË

Kjo pemë e lëngshme mesdhetare është burim i mirë për fibrat ushqyese, që përmirësojnë tretjen dhe sigurojnë ngopjen, kështu që ndihmojnë në humbjen në peshë. Në 100 gr fik të freskët gjenden 74 kalori.

ÇELËS I DISPONIMIT TË MIRË

Fiku përmban sasi të konsiderueshme të vitaminave të kompleksit B që trupit i dhurojnë energji dhe forcë muskujve. Një nga vetitë pozitive të vitaminave të kompleksit B është puna e trurit dhe përmirësimi i disponimit.

UL SHEQERIN NË GJAK

Nëse nuk e keni ditur, gjethet e fikut përmbajnë karakteristike kundër-diabetit, pra ulin nivelin e sheqerit në gjak. Disa studime kanë pohuar se ofrojnë ndihmë të madhe në rregullimin e sheqerit te personat që vuajnë nga diabeti, tipi  1.

(Kosova Sot Online)