Kungulleshkat, ushqimi popullor veror

  • 16 July 2019 - 08:42
Kungulleshkat, ushqimi popullor veror

Kungulleshkat (lat. Cucurbita pepo) janë ndër artikujt më popullorë për përgatitjen e ushqimit gjatë muajve të verës. Janë të llojeve të ndryshme, madhësive dhe ngjyrave. Edhe pse, sipas botanikës, janë pemë, ato janë të llojit të ngjashëm si pjepri dhe trangujt, ndërsa në kuzhinë trajtohen sikurse të gjitha perimet e tjera.

Kungulleshkat kanë pak kalori e shumë vlera ushqyese. Janë artikull i jashtëzakonshëm, që ndihmon në humbjen në peshë sepse mbush lukthin dhe ofron ngopje. Janë burim i hatashëm për vitamina B dhe C, mangan dhe kalium, e derisa janë të verdha janë të pasura edhe me beta karotinë. Shumica e substancave gjenden në lëvore, prandaj mos e qëroni nga frutat e rinj.

Zvogëlojnë rrezikun nga arteroskleroza, sulmi në zemër dhe në tru.

(Kosova Sot Online)