Lëngu që përmirëson pasqyrën e gjakut

  • 16 July 2019 - 14:38
Lëngu që përmirëson pasqyrën e gjakut

Bëhet fjalë për eliksirin, të cilin duhet ta konsumoni tri herë në ditë nga një lugë, para apo pas shujtave. I vetmi efekt që shkakton është përmirësimi i pasqyrës së gjakut. Pasqyra jo e mirë e gjakut është fillim i shumë sëmundjeve. Nëse keni telashe me pasqyrën e gjakut, do të keni rezultate të mahnitshme. Mjekësia popullore ofron shumë receta për përmirësimin pasqyrës së gjakut, përkatësisht rritjen e hemoglobinës në gjak. Ky eliksir tashmë është vërtetuar si ilaç. Pos se sjell rezultate të këndshme, është shumë i shijshëm, prandaj edhe mund ta konsumoni si desert.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

200 ml mjaltë, 200 g arra, 200 g rrush të tharë, 200 ml lëng nga karota, 200 ml lëng nga panxhari, 2 limona. Përgatitja: Dy limona i qëroni, i largoni farat dhe i bluani. Shtoni mjaltë, lëng të shtrydhur nga panxhari dhe lëngun e shtrydhur të karotës dhe i përzieni. Në fund, në masë shtoni arrat e bluara dhe rrushin e tharë. Do të fitoni një masë prej rreth një kilogram, të cilin mund ta ruani në kavanoz. 

(Kosova Sot Online)