A mundet nuhatja e vajrave esenciale të ndihmojë të humbim peshë?

  • 17 July 2019 - 08:48
A mundet nuhatja e vajrave esenciale të ndihmojë të humbim peshë?

Nëse keni provuar dhe keni dështuar ta gjeni një dietë që funksionon, atëherë aromaterapeutët thonë se çelësi për humbje në peshë është pikërisht nën hundën tuaj. Eugeny Couture për brendin britanik "Amphora Aromatics" thotë se nuhatja e vajrave esenciale mundet të ndikojë në shkurtimin apo pakësimin e oreksit. Më pas ajo shton: "Vajrat esenciale kanë një ndikim të madh në jetën tonë të përditshme.

Ato mund ta përmirësojnë disponimin tonë, të na ndihmojnë të relaksohemi apo të përqendrohemi në kështu që ka kuptim kur themi se zgjidhjen për humbje në peshë e kemi poshtë hundës tonë, kështu që kjo ndikon edhe në humbjen në peshë. Natyrisht se ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet janë vendimtare për humbjen në peshë, por nuhatja e aromave të vajrave esenciale ndikon që oreksi të reduktohet.

(Kosova Sot Online)