Uji nga mollët dhe kanella për metabolizëm më të shpejtë

  • 17 July 2019 - 11:54
Uji nga mollët dhe kanella për metabolizëm më të shpejtë

Vështirë se do të gjeni mënyrë më të lehtë dhe më natyrale për ta përshpejtuar metabolizmin dhe të hiqni disa kilogramë shtesë nga kjo pije e bërë nga kanella dhe mollët. Uji me shije të mollës dhe kanellës, formuar nga përbërës krejt natyral ka vetëm 10 kalori për gotë. Harroni të gjitha lëngjet dietale dhe provojeni propozimin tonë për një javë rresht. Jemi të sigurt se do të humbni disa kilogramë shtesë dhe disa centimetra, ndërsa do të jeni plot me energji. Krejt çfarë keni nevojë është të p[përgatisni ujë nga dy molla, dy shkopinj kanelle, një shishe të madhe të plastikës dhe kubëza akulli.

PËRGATITJA:

Preni mollën në disa pjesë, aq sa mund ta kalojë fytin e shishes, i fusni brenda, shtoni shkopinjtë e kanellës dhe akull, dhe shishen e mbushni me ujë deri lart. Shishen e fusni në frigorifer dhe dhjetë minuta para se të vendosni ta konsumoni e nxirrni nga frigoriferi. Nuk keni nevojë t'i zëvendësoni përbërësit pas tre apo katër gotave të mbushura, por vetëm shtoni ujë të freskët dhe akull.

(Kosova Sot Online)