Tubat e hollë, të cilët mund ta parandalojnë sulmin në zemër

  • 18 July 2019 - 09:01
Tubat e hollë, të cilët mund ta parandalojnë sulmin në zemër

Tubat e hollë, të ndërtuar nga një ekstrakt rrënjash, që shpeshherë përdoret në puding, do të mund të shërbenin në trajtimin apo shërimin e anginas, si dhe t'i mënjanojë efektet anësore në trajtimet ekzistuese. Tubat, të cilët duken shumë të hollë, mund të depërtojnë në arteriet e bllokuara në mënyrë që t'i zgjerojnë ato dhe kur puna të jetë kryer, ato mund të depërtojnë sërish.

Angina është një formë e sëmundjes që shkakton dhimbje në gjoks, shkaktuar si pasojë e mungesës së kohëpaskohshme të qarkullimit dhe depërtimit të gjakut në zemër. Sikurse secili muskul, edhe zemra ka nevojë për gjak dhe oksigjen. Nëse bllokohen arteriet, atëherë zemra nuk furnizohet me sasi të mjaftueshme të gjakut, që rezulton me dhimbjet në gjoks.

(Kosova Sot Online)