Hani jogurt, humbni në peshë

  • 21 July 2019 - 08:46
Hani jogurt, humbni në peshë

Është momenti i fundit që jogurtin ta shtoni në listën e ushqimeve tuaja. Ky ushqim dietal ju mundëson të humbni në peshë, thonë ekspertët që studimin e tyre e kanë botuar në revistën "American College of Nutrition". "Probiotikët janë baktere të dobishme që ndihmojnë hapësirat e zorrëve dhe ndikojnë në parandalimin e rritjes dhe zhvillimit të baktereve të dëmshme", thotë Rania Batayneh.

Studime të shumta kanë vërtetuar deri më tani se jogurti ndihmon në uljen e inflamacioneve kronike, përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që luan rol kyç në shtimin apo rritjen e hapësirave përreth belit. Për nevojat e studimit ekspertët kishin vëzhguar 75 perona me mbipeshë. Në fund, pas tetë javëve, ata që kishin kombinuar jogurtin probiotik me një dietë me pak kalori, kishin humbur në peshë dhe kishin ngushtuar belin e tyre.

(Kosova Sot Online)