Humbni në peshë me ndihmën e çajit të verdhë

  • 21 July 2019 - 11:53
Humbni në peshë me ndihmën e çajit të verdhë

HUMBNI NË PESHË ME NDIHMËN E ÇAJIT TË VERDHË

Çaji i verdhë është treguar si ndihmë e shkëlqyeshme në largimin e kilogramëve, e pos se largon yndyrën, u ndihmon personave me lukth të ndjeshëm. Çaji i verdhë është lloj i veçantë i çajit, i cili në lindjen e largët futet në kategorinë e çajit të rrallë.

EFEKTI I ÇAJIT TË VERDHË

Shkaku i efektshmërisë së shpejtë në shkrirjen e kilogramëve të yndyrave, çaji i verdhë është njëra ndër pijet më të kërkuara për shkrirjen e "shpejtë" të kilogramëve shtesë. Çaji i verdhë përmban enzimën dietale "EGCG", për të cilin studimet kanë treguar se ndihmon në djegien e shpejtë të yndyrave dhe dhjamit, se shton shpenzimin e energjisë për tretje të ushqimit, absorbim dhe metabolizmin e ushqimit. Mjafton të dihet se një filxhan me këtë çaj përmban sasi të barabartë sikurse dhjetë gota me lëng të freskët të shtrydhur. Zvogëlon nivelin e sheqerit, kolesterolin në gjak, ndihmon punën e mëlçisë dhe forcon sistemin imun. Por, për të pasur efekt në humbjen në peshë, me rëndësi është që çajin e verdhë ta pini rregullisht dhe për një periudhë të gjatë kohore. 

(Kosova Sot Online)