Ilaçi për më shumë energji: Gjumi pas kafesë

  • 21 July 2019 - 15:08
Ilaçi për më shumë energji: Gjumi pas kafesë

Ndiheni gjithnjë të lodhur? Ekziston ilaçi, ndërsa hapi i parë është të pini kafe. Hapi i dytë, paksa befasues, është që menjëherë pas kafesë të flini nja njëzet minuta , thonë ekspertët. Sipas tyre, ky është ilaç më i fortë dhe më efektiv për më shumë energji, sesa dremitja apo kafeja. Ideja bazohet në përdorimin maksimal të kafeinës, që ndikon vetëm pas njëzet apo tridhjetë minutave, pasi që ta keni konsumuar kafenë.

Gjatë asaj periudhe kohore duhet të gjeni një vend të qetë për dremitje dhe ta vendosni alarmin e orës. Studimet e ndryshme tregojnë se njerëzit që flenë pasi të kenë konsumuar kafenë, janë më të kthjellët dhe më mirë funksionojnë dhe kishin bërë më pak gabime në testin e vozitjes. Po ashtu, ekspertët japonezë te personat që kishin pushuar gjysmë ore pasi kishin konsumuar kafe, kanë vërejtur se ata janë treguar më të aftë në zgjidhjen e testeve.


(Kosova Sot Online)