Si ta dini se ju duhen më shumë yndyra?

  • 22 July 2019 - 08:32
Si ta dini se ju duhen më shumë yndyra?

Kur përmenden yndyrat, menjëherë njerëzit mendojnë se bëhet fjalë për ushqime, apo përbërës ushqimorë, të cilët gjithherë duhen evituar. A e keni pyetur veten se mos e keni tepruar me evitimin e yndyrave? Ja disa tregues të kësaj mungese:

Uria e vazhdueshme - Yndyrat në ushqime janë meritore për rregullimin e apetitit dhe ndjenjës së ngopjes. Nëse përkundër shujtave të rëndomta ndjeni uri të vazhdueshme, kjo d.m.th. se ju mungon yndyra në organizëm. Keni lodhje mendore -

Kur keni uri, atëherë truri do të ngadalësohet dhe ju do të bëheni të lodhur dhe të nervozuar. Ju këshillojmë që të hani peshq, meqë ata përmbajnë yndyra të shëndetshme.

Ju dhemb i tërë trupi - Dhembja megjithatë është më shumë e përqendruar në nyja. Shkaqet e dhembjes mund të jenë të ndryshme, por edhe mungesa e yndyrës këtë problem e përkeqëson edhe më shumë. Me anë të yndyrës shërohen plagët dhe nyjat tona, prandaj mungesa e saj shkakton dhembje.