Çka duhet të bëni që të humbni në peshë?

  • 22 July 2019 - 15:08
Çka duhet të bëni që të humbni në peshë?

Mbrëmjen, përpos për të dalë, mund ta shfrytëzoni edhe për humbjen e kileve të tepërta. Ja sesi Darka pa kripë - Nëse doni që të mos keni bark të fryrë, atëherë për darkë mos hani ushqime kineze, meqë ato përmbajnë shumë kripë. Kripa mbetet më gjatë në organizëm dhe në mëngjes ju jeni më të fryrë se zakonisht.

Ushtrimet - Sikur që e dini, djersitja ndihmon në shkrirjen e dhjamit. Djersituni lirisht duke bërë ushtrimet e mbrëmjes. Deri në 67% të personave aktivë thonë se flenë mirë përkundër asaj se ushtrojnë para se të bien në shtrat. Përgatiteni vetë ushqimin.

- Një shujtë mesatare në restorant përmban dyfishin e kalorive që nevojiten të merren me një shujtë. Në mbrëmje mund ta përgatitni ushqimin për kafjall, meqë në mëngjes rëndom nuk kemi kohë. Pini mjaft ujë

- Uji e shpëlan organizmin, prandaj duhet të pimë sa më shumë. Por, nëse nuk doni që tërë nata t'ju kalojë duke urinuar, atëherë mos pini ujë një orë para se të bini në shtrat.  


(Kosova Sot Online)