Pemët me lëvore të fortë zvogëlojnë sheqerin dhe yndyrën në gjak?

  • 23 July 2019 - 08:42
Pemët me lëvore të fortë zvogëlojnë sheqerin dhe yndyrën në gjak?

Ushqimi i pasur me pemë me lëvore të fortë, sipas shkencëtarëve, ul nivelin e sheqerit dhe yndyrës në gjak. Këto pemë janë të pasura me materie të ndryshme ushqyese, siç janë proteinat, aminoacidet, fibrat dhe vitaminat, ndërsa hulumtimet e fundit tregojnë se mund të ndihmojnë në luftën kundër disa sëmundjeve.

Dy studimet e fundit kanë treguar se konsumimi i vetëm 50 gramë në ditë të pemëve me lëvore të fortë stabilizon nivelin e yndyrës dhe sheqerit në gjak. Hulumtuesit kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me pemë me lëvore të fortë mund t'u ndihmojë personave me diabet apo sindromën metabolike, që ta kontrollojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Sindroma metabolike përshkruan grupin e faktorëve të rrezikut nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe sulmin në tru dhe probleme të tjera shëndetësore. Mendohet se një pacient ka sindromën metabolike, nëse posedon tre nga faktorët e cekur: bel të madh, nivel të lartë të yndyrave në gjak, nivel të ulët të kolesterolit të 'mirë', shtypje të lartë të gjakut apo shtypje të lartë të gjakut në mëngjes.

(Kosova Sot Online)