Shtoni në peshë, megjithëse hani pak? ja shkaktarët!

  • 23 July 2019 - 08:44
Shtoni në peshë, megjithëse hani pak? ja shkaktarët!

Raporti i muskujve dhe indit dhjamor, është një nga faktorët që përcaktojnë metabolizmin, e personat me masë më të madhe muskulore shpenzojnë më shumë energji, derisa qëndrojnë të qetë në krahasim me personat me mbipeshë.

Në punën e metabolizmit mund të ndikohet në disa mënyra. Të vuani urie nuk është opsion, pasi që trupi nxiton te yndyrat rezervë për ta ruajtur nivelin e energjisë. Po ashtu, sugjerohet që në mëngjes të ushtroni, dhe atë 30 minuta pasi jeni zgjuar. Ushtrimet e mëngjesit për tri herë më shumë janë më efektive, në krahasim me ushtrimet e tjera në secilën periudhë tjetër të ditës.

Një nga mënyrat që mund ta përshpejtoni metabolizmin është edhe kafjalli, në fakt konsumimi i rregullt i tij. Nëse mundeni, zgjohuni më herët në mëngjes dhe hani kafjall. Këtë shujtë nuk guxoni ta anashkaloni, sepse energjia juaj deri në pasdite do të shuhet, e ritmi i trupit ngadalësohet. 

(Kosova Sot Online)