Gurët në veshka shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe sulm në tru

  • 24 July 2019 - 08:57
Gurët në veshka shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe sulm në tru

Është mirë e njohur që gurët në veshka shtojnë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kronike në veshka. Por, studimi i fundit, që është publikuar në revistën "American Journal of Kidney Diseases", sugjeron se po ashtu mund ta shtojnë rrezikun për sëmundjet koronare të zemrës dhe mund ta shkaktojnë pikën në tru.

Një gur në veshka është një akumulim i kemikateve dhe mbeturinave në veshka, oksalate, cistinë, fosfate, ksantine dhe irate, që krijojnë turbullira. Kur të formohen gurët në veshka, ata ose qëndrojnë në veshka, ose barten në traktin urinar. Gurët e vegjël mund të largohen përmes urinës, por ata më të mëdhenj mund të ngecin. Urina mund të mbetet pas gurëve që shkakton dhimbje të hatashme.

Sipas "National Kidney Foundation", gurët në veshka ndërlidhen edhe me sëmundjet si diabeti, mbipesha dhe hipertensioni.  

(Kosova Sot Online)