Kujdesuni për mëlçinë, sepse ky organ dëmtohet e nuk vërehet!

  • 24 July 2019 - 14:07
Kujdesuni për mëlçinë, sepse ky organ dëmtohet e nuk vërehet!

Sëmundjet e mëlçisë në të shumtën e rasteve zbulohen krejt rastësisht, gjatë kontrolleve rutinore të mjekut. Arsyet e kësaj janë se mëlçia nuk dhemb, pos nëse është e ënjtur. Simptomat tipike të hepatitit virusal (B dhe C) dhe sëmundjeve të tjera të mëlçisë ka shumë pak, prandaj sëmundja më së shpeshti zbulohet atëherë kur përparon deri në cirrozë.

Personat që kanë ndonjë prej simptomave që tregojnë në problemet me mëlçinë si lëkura e verdhë, lodhje, plogështim, mundim, dhimbje në nyja, urina e errët apo dhimbje në abdomenin e sipërm në pjesën e djathtë, nuk e sjellin në lidhje dhimbjen me mëlçinë. Mëlçia është organ që për detyrë ka largimin e mbeturinave dhe helmeve nga organizmi, rregullimin e metabolizmit si dhe ruajtja e sasisë së hekurit. Sasia më e madhe e kolesterolit shfaqet në mëlçi, e kjo ndikon në rritjen e sasisë së yndyrës që sjell infarktin.

Dëmtimi kronik i mëlçisë vë në pikëpyetje të gjitha funksionet e atij organi, e kur shfaqet cirroza, atëherë i gjithë organizmi është në rrezik. Edhe marrja e ilaçeve të ndryshme dëmton mëlçinë. 

(Kosova Sot Online)