A ndikon pirja e tepërt e ujit në hidratimin e lëkurës suaj?

  • 25 July 2019 - 07:53
A ndikon pirja e tepërt e ujit në hidratimin e lëkurës suaj?

ë gjithë e dimë se uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, në tretjen e ushqimit dhe është në përgjithësi shumë i nevojshëm për shëndetin. Thuhet se duhen pirë të paktën 2 litra ujë për të pasur një trup fit dhe lëkurë të hidratuar. Por duket se kjo gjë nuk është tërësisht e vërtetë. Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, por nuk është ende e qartë nëse ndihmon në shkëlqimin e lëkurës.

Organi më i madh i trupit është i përbërë nga tre shtresa dhe nëse një sasi e mjaftueshme uji nuk është e pranishme në shtresën e jashtme të lëkurës, ajo do të humbasë elasticitetin dhe do të bëhet më e ashpër. Përkundër kësaj nuk ka prova shkencore që vërtetojnë se pirja e tepërt e ujit do të hidratojë lëkurën. Një studim i kryer nga universiteti i Missouri në Kolumbi tregoi se pirja e 500 mililitrave ujë rrit qarkullimin e gjakut, por nuk u vërtetua se ka ndonjë lidhje me pamjen e lëkurës.

Prandaj hidratimi i lëkurës mund të arrihet vetëm përmes dy metodave: nga prodhimi i vajit natyral të lëkurës, ose përdorimi i kremrave hidratues. Dieta juaj luan gjithashtu një rol mjaft të rëndësishëm në butësinë dhe shkëlqimin e lëkurës suaj. Përfshini sa më shumë yndyrë në dietë dhe eliminoni karbohidratet, për të parandaluar avullimin e ujit nga sipërfaqja e lëkurës. Kështu mund të thuhet se pirja e shumtë e ujit mund të ndikojë në shëndetin e organeve të tjera të trupit, por jo në hidratimin e lëkurës. 

(Kosova Sot Online)