Tre filxhanë kafe në ditë dyfishojnë rrezikun për diabet

  • 26 July 2019 - 08:39
Tre filxhanë kafe në ditë dyfishojnë rrezikun për diabet

Konsumimi i më shumë se tri filxhanë kafe në ditë dyfishon rrezikun për tu prekur nga diabeti, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Konsumim i rregullt i kafesë shton rrezikun për tu prekur nga paradiabeti, formë e hershme e tipit 2 të diabetit, te ata që metabolizojnë ngadalë kafeinën dhe vuajnë nga hipertensioni, shpjegojnë shkencëtarët.

Ekipi italian ka studiuar 1,180 pacientë, nga mosha midis 18 dhe 45 vjeçe, që kishin kaluar shkallën një të hipertensionit, shtypjen e lartë të gjakut, por jo diabetin. Ata kishin zbuluar se konsumuesit e kafesë, 87 për qind kishin konsumuar një deri tre filxhan kafe në ditë, përderisa 13 për qind kishin konsumuar më shumë. Studimi kishte zbuluar se 42 për qind të pjesëmarrësve kishin metabolizëm të shpejtë me kafe përderisa 58 për qind kishin metabolizëm të ngadaltë.

(Kosova Sot Online)