Tretmani për humbje në peshë nga mjeku japonez

  • 27 July 2019 - 08:46
Tretmani për humbje në peshë nga mjeku japonez

Humbja e shpejtë në peshë kurrë nuk ka qenë më e lehtë. Tingëllon thuajse një mit apo tregim i një përralle. Mirëpo, gjatë dhjetë viteve, mjeku japonez Fukutsudzi u ndihmon fermave që të humbin në peshë në afatin më të shkurtë të mundshëm.

E kjo ndodh, pa dietë, pa ushtrime të lodhshme dhe pa shpenzim të hollave. Mjeku thotë se nuk keni nevojë për kurrfarë pajisjesh. Ju nevojitet një peshqir i madh dhe një sipërfaqe e rrafshët dhe 3 herë nga 5 minuta në ditë ushtrime.

MËNYRAT E USHTRIMIT:

1. Peshqirin e bëni rrotull dhe e lidhni fortë me një litar. 2. Shtrihuni në sipërfaqe të fortë, më së miri në dysheme. 3. Peshqirin e mbështjellë e vendosni nën shpinë dhe më pas shtriheni (peshqiri duhet të jetë më i gjerë se sa gjerësia e shpinës). 4. Këmbët i hapni në gjatësi të barabartë me krahët dhe i shtrini ato përderisa vetëm gishtërinjtë e mëdhenj mund t'i prekni. 5. Duart i vendosni prapa kokës, shuplakat e dorës i ktheni poshtë dhe bashkoni gishtin e vogël të dorës së djathtë me të me atë të majtë. Edhe pse ju duket e thjeshtë, kjo pozitë nuk është aspak e rehatshme. Në këtë pozitë rrini për 5 minuta, tri herë në ditë. Në fillim do të jetë e sikletshme, por rezultatet do t'i shihni më vonë.

(Kosova Sot Online)