A e zbulon dora e djathë fertilitetin e mashkullit?

  • 27 July 2019 - 12:56
A e zbulon dora e djathë fertilitetin e mashkullit?

Në çfarë mase i matni gishtërinjtë tuaj të dorës? Nëse jeni mashkull, mund të zbulojnë shumë për ju. Hulumtuesit thonë se gjatësia e gishtit tregues, i krahasuar me gishtin e unazës në dorën e tij të djathtë, është një indikator i masës së testikujve. Studimi pohon se kjo mund të përdoret në parashikimin e volumit të testikujve të secilit mashkull.

Studimi ishte kryer nga shkencëtarët koreanë jugorë, nga Departamenti i urologjisë. Ata kanë zbuluar se gishti më i gjatë i unazës të meshkujt e rritur se sa gishti i tyre tregues në dorën e djathtë kishte testikuj më të mëdhenj. Në kontrast, mashkulli me gisht më të gjatë tregues në krahasim me gishtin e unazës kanë testikuj më të vegjël. 

Sipas studimit, gjatësia e gishtërinjve ndërlidhet edhe me sistemin prodhues të meshkujve. Kjo ishte bazuar në gjenet "Hox", që ndihmon në procesin si një person merr formë, kontrollon zhvillimin e gishtërinjve dhe gjenitalet gjatë fazës embrionale.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se madhësia e testikujve të një mashkulli ndërlidhen me volumin e spermës së prodhuar. Në studim kishin marrë pjesë 72 burra, nga mosha 20 deri në 69 vjeçe.

(Kosova Sot Online)