Ushqimi që jua forcon sistemin imun!

  • 28 July 2019 - 15:28
Ushqimi që jua forcon sistemin imun!

Tash është momenti të hani ushqime të pasura me vitamina C dhe zink, sepse kombinimi i tyre forcon sistemin imun dhe siguron shërim më të shpejtë. Përfundimi i stinës së verës është koha ideale që të veproni me forcimin e sistemit imun për ta luftuar ftohjet.

USHQIMI I PASUR ME ZINK

Kryesisht gjendet në artikujt e pasur me kolesterol dhe yndyra, të cilat shpeshherë i shmangim shkaku i punës së zemrës dhe enëve të gjakut, kështu që shpeshherë nuk e sjellim në organizëm. Do të ishte mirë që brenda një dite të merrni nga 11 deri 15 miligramë zink në ditë. Mund ta gjeni në fasule, farat e kungullit, drithëra. Me vitaminën C nuk do të gaboni edhe nëse dozën ditore e shtoni deri në 1.000 miligramë.  

FORCOJENI IMUNITETIN ME MJALTË!

Natyrisht se stinën e vjeshtës duhet ta filloni me marrjen e mjaltit gjatë çajit të mëngjesit. Sidomos është kombinim i mirë i propolisit me vitaminën C. Një kombinim si ky përdoret në shërimin e artritit dhe reumës, nivelit të lartë të kolesterolit, lodhjes kronike, impotencës, stresit, depresionit.

MOS E HARRONI ROLIN E GJUMIT!

Për forcimin e sistemit imun nevojitet edhe mjaft gjumë, por kjo nuk do të thotë se duhet të flini më shumë. Hulumtimet tregojnë se teprica e gjumit negativisht ndikon në sistemin imun të njeriut.

(Kosova Sot Online)