Ushqimet që ndihmojnë apo dëmtojnë gjumin tuaj

  • 28 July 2019 - 16:45
Ushqimet që ndihmojnë apo dëmtojnë gjumin tuaj

“Një gjumë i mirë nuk ka të paguar”, kështu thonë të moshuarit. Dhe, këtë e thonë me plot të drejtë, pasi që nuk mund t’ia fillosh ditës nëse nuk ke bërë gjumë të mirë. Në vijim ju paraqesim disa ushqime, disa prej të cilave ndihmojnë gjumin, kurse disa prej të tjera e dëmtojnë atë

Mos u mashtroni se cigarja ju relakson!

Nikotina është stimulues, që efektet e saj janë të ngjashme me ato të kafeinës. Gjithmonë duhet ta shmangni cigaren, e sidomos para se të shkoni në shtrat, apo nëse zgjoheni në mes të natës.

Përcaktohuni për ushqim të pasur me substancën triptofan!

Ne të gjithë kemi dëgjuar se si qumështi ngrohtë posedon aftësinë të na dërgojë në botën e ëndrrave. A e dini pse kjo është e vërtetë? Produktet e qumështit përmbajnë triptofan, që është substanca që promovon gjumin. Ushqimet e tjera që posedojnë sasi të lartë të triptofanit janë farat, bananet, mjalti dhe vezët.

Kujdes nga kafeina e fshehtë! 

Nuk është për tu befasuar se në mbrëmje, një filxhan kafe çrregullon gjumin tuaj. Edhe kafeina e moderuar mundet të shkaktojë çrregullim në gjumë. Por mos harroni për burimet që përmbajnë më pak kafeinë, si çokollata, çaji. Për një gjumë të rehatshëm hiqni dorë në përgjithësi nga kafeina gjashtë orë para se të shkoni në shtrat.

Ilaçet mund të përmbajnë kafeinë

Disa ilaçe që merren me recetë posedojnë kafeinë po ashtu, si për shembull pilulat që largojnë dhimbjet, ato për humbje në peshë si dhe ilaçet kundër ftohjes. Këto dhe ilaçe të tjera kanë më shumë kafeinë sesa një filxhan me kafe. Kontrolloni nëse në përshkrimin e ilaçit shkruan se mundet të shkaktojë pagjumësinë.

Anashkaloni gllënjkën e natës!

Nuk ka më keq se kur ora 22 e mbrëmjes ju kap me alkool. Ndoshta mund t’ju vendos shpejtë në gjumë, por mund të përballeni me zgjim të kohë pas kohe nga gjumi dhe nuk do të bëni gjumë të rehatshëm. Mund të keni dhimbje koke e po ashtu edhe ankthe. Nëse konsumoni alkool në mbrëmje, bëjeni që pas secilës gotë ta pini një gotë ujë.

Proteinat mbajini në minimum para gjumit!

Na vjen keq, Atkins. Proteina, një pjesë e pandashme e trupit gjatë ditës, mund të ofrojë një mbrëmje pa gjumë në sy. Proteinat, apo ushqimet e pasura me yndyrë është e vështirë të treten. Prandaj, anashkaloni ushqimet që posedojnë sasi të lartë të yndyrës, dhe përcaktohuni për një gotë të ngrohtë qumësht.  

(Kosova Sot Online)