Shenjat e stresit

  • 29 July 2019 - 08:46
Shenjat e stresit

Në kohët tona, të një jete dinamike, të gjithë jemi vazhdimisht në lëvizje, duke u munduar që t'i kryejmë të gjitha obligimet që na i ngarkon jeta. Për këtë shkak, nuk është për t'u habitur që shumë njerëz janë nën stres. Për të parë se a ka kjo të bëjë edhe me ju, ju njoftojmë me simptomat më të shpeshta të stresit.

Nëse jeni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për aktivitete shtesë, pas mbarimit të orarit të punës, atëherë ka shumë të ngjarë që të jeni në stres. Pastaj, shenjë tjetër është izolimi nga shoqëria. Nëse më parë keni preferuar të rrini në shoqëri, e tani e evitoni atë, atëherë stresi ua ka bërë me sy.

Simptoma të tjera të stresit janë edhe mungesa e gëzimit (jeni bërë njësoj, nuk ju gëzon asgjë), qëndrimi negativ, shpërthimet e shpeshta në vaj, bërtitjet, problemet gastrointestinale (me organet e tretjes) etj. Nëse i hetoni këto shenja edhe te vetja juaj, atëherë mendoni seriozisht për ndryshimin e mënyrës së jetesës.  

(Kosova Sot Online)