Studimet vërtetojnë dobinë nga gjidhënia

  • 30 July 2019 - 08:29
Studimet vërtetojnë dobinë nga gjidhënia

Studimet e fundit të publikuara në revistën "Pediatrics" ndërlidhin gjidhënien me rrezikun e paktë, që fëmijët të preken nga infeksionet dhe alergjitë. Në bazë të gjetjeve të ekspertëve amerikanë nga qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, fëmijët që më herët janë ushqyer me qumësht nga gjiri i nënës, deri në moshën gjashtëvjeçare nga 31 deri në 53 për qind janë më pak të rrezikuar se do të preken nga infeksioni i veshit, fytit apo sinuseve. Në secilin hulumtim janë përdorur të dhënat nga rreth 1.300 pacientë.

Shenjat më të forta mbrojtëse janë vërejtur te fëmijët, që ishin ushqyer më gjatë se nëntë muaj me qumështin nga gjiri i nënës. Në hulumtimin tjetër ishte vërtetuar se fëmijët gjashtëvjeçarë, që janë ushqyer për katër muaj me qumësht gjiri, përgjysmë ishin më të rrezikuar nga alergjitë në ushqim, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre.

(Kosova Sot Online)