A mundet lëkura e kafshëve t'i mbrojë fëmijët nga astma?

  • 31 July 2019 - 08:39
A mundet lëkura e kafshëve t'i mbrojë fëmijët nga astma?

Vendosja e foshnjës që të flejë në një lëkurë të kafshëve do të mund ta reduktojë rrezikun që më pas, në moshën kur të jenë rritur të preken nga astma.

Hulumtuesit gjermanë kanë zbuluar se foshnjat që kanë bërë gjumë në lëkurën e kafshëve në tre muajt e parë të jetës së tyre, ishin më pak të rrezikuar që të zhvillojnë astmën dhe alergjitë në moshën e tyre më të vonshme.

Hulumtuesit pohojnë se mikrobet e gjetura në lëkurën e kafshëve do të mund të ndihmojnë të mbrohen nga astma dhe alergjitë, pasi që sistemi i tyre imun forcohet. Një studim i më hershëm gjatë këtij viti, ka pohuar se marrja e një kafshate nga dyshemeja apo puthja e rregullt me të afërmit, do të mund të largojë rrezikun për t'u prekur nga astma dhe alergjitë.

(Kosova Sot Online)