Nektarina pastron gjakun dhe shëron disa sëmundje të tjera

  • 31 July 2019 - 11:22
Nektarina pastron gjakun dhe shëron disa sëmundje të tjera

Nektarina renditet si një nga frutat kuruese. Frutat e nektarinës përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj.

Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Frutat e nektarinës janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Nektarinat janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë.

Ndërsa bërthamat e nektarinës përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.

(Kosova Sot Online)