Pijet me sheqer të dëmshme për shëndetin, ja nga çfarë sëmundje rezikoheni

  • 31 July 2019 - 11:25
Pijet me sheqer të dëmshme për shëndetin, ja nga çfarë sëmundje rezikoheni

Pijet me sheqer, përfshirë lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara – mund të rrisin rrezikun e kancerit, thonë shkencëtarët francezë.

Lidhja mes kancerit dhe pijeve të ëmbla është sugjeruar nga një studim, i botuar në ‘Gazetën Mjekësore Britanike’, që ndoqi më shumë se 100,000 njerëz për pesë vjet.

Ekipi në Universitetin e Sorbonës në Paris pretendon se ndikimi i niveleve të larta të sheqerit në gjak mund të jetë një shkak që duhet të fajësohet për rritjen e rrezikut të kancerit.

Megjithatë, studimi është larg nga prova përfundimtare dhe ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë kërkime.

Studimi arriti në përfundimin se pirja e një sasie 100 ml pije me sheqer në ditë  rreth dy kanoçe në javë do të rriste rrezikun e zhvillimit të kancerit me 18% tek çdo individ.

Për çdo 1.000 njerëz në studim, ka pasur 22 raste të identifikuara me kancer. Pra, nëse të gjithë pinë një sasi prej 100 ml në ditë, do të rezultonin raste të tjera me kancer me një shifër të tillë si 26 persona në 1,000 për pesë vjet, sipas studiuesve.

(Kosova Sot Online)