Nëse nuk mund të flini nesër, fajësoni hënën e plotë

  • 01 August 2019 - 08:53
Nëse nuk mund të flini nesër, fajësoni hënën e plotë

Nëse keni nevojë për një pushim, në mënyrë që ditën e nesërme të jeni sa më i përqendruar , atëherë parashikimet janë kundër jush.

Studimet e fundit tregojnë se jo vetëm njerëzit ujq dhe vampirët flenë apo nuk flenë aspak natën, sikurse nesër që është hëna e plotë. Është vërtetuar se njerëzit më pak flenë apo bëjnë një gjumë të thellë, kur nata pushtohet nga hëna e plotë. Studimi i udhëhequr nga studiuesit nga Kanada pohojnë se natën, kur hëna është e plotë, njerëzit shtojnë pothuajse dyfish përpjekjet për të bërë një gjumë të rehatshëm.

Femrave u ishin nevojitur 52 minuta për të fjetur, krahasuar me 25 deri 30 minuta kur hëna nuk ishte e plotë, ndërsa meshkujve 60 minuta.

(Kosova Sot Online)