Vërtetohet efikasiteti: Dy përbërës dhe infeksioni i fshikëzës ndalon

  • 01 August 2019 - 08:55
Vërtetohet efikasiteti: Dy përbërës dhe infeksioni i fshikëzës ndalon

Infeksioni i fshikëzës është pikë e dobët e dhimbjeve te shumë femra. Sidomos gjatë verës kur femrat janë më të ekspozuara. Jo rrallëherë, infeksioni rezulton me vizitë te mjeku, i cili përshkruan antibiotikë, të cilët vetëm sa e vështirësojnë gjendjen, duke shkaktuar infeksion me kërpudha. Në vijim ju sjellim dy receta, efektin e të cilave e kanë vërtetuar shumë femra.

HUDHRA NË UJË Krejt çfarë ju nevojitet janë 2 decilitra ujë të ngrohtë dhe pesë deri gjashtë thelpinj hudhër. Hudhrën e imtësoni dhe e futni në ujin e ngrohtë dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Më pas e pini. Lëngut të krijuar mund t'i shtoni mjaltë. E pini dy here në ditë për dy ditë rresht. Rezultatet nuk do të mungojnë.

BANANIA DHE MAJDANOZI Për majdanozin si diuretik tashmë kemi shkruar. Krejt çfarë ju nevojitet është të përzieni gjethen e majdanozit dhe disa banane dhe t'ju shtoni pak ujë. E pini në mëngjes para kafjallit. Pos se ndihmon te infeksionet e fshikëzës, kthen energjinë dhe forcon sistemin imun.  

(Kosova Sot Online)