Përfitimet e shumta që merr shëndeti nga konsumimi i manave të zinj

  • 01 gusht 2019 - 15:21
Përfitimet e shumta që merr shëndeti nga konsumimi i manave të zinj

Me origjinë nga Persia, por për shekuj të përhapur në të gjithë zonën e Mesdheut, mani i zi është një frut i shijshëm pyjor dhe shumë i vlerësuar gjatë muajve të verës. Me shijen e tij të ëmbël dhe me pak acid, mani i zi është një ushqim i gjithanshëm.

Pavarësisht kësaj janë të paktë ata që  e dinë se manat e zinj përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e shumë kushteve shëndetësore. Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të manit të zi.

Tretje. Fibrat dietike të manit të zi përmirësojnë tretjen dhe lëvizjen e zorrëve, duke parandaluar kapsllëkun, fryrjen dhe ngërçet. Për më tepër, fibrat ulin nivelin e kolesterolit.

Qarkullimi. Mani i zi përmban nivele të larta hekuri, të cilat rrisin prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe lehtësojnë mbushjen me oksigjen të organeve dhe indeve. Resveratroli që përmban mani i zi relakson enët e gjakut duke përmirësuar qarkullimin dhe rregullimin e presionit.

Kanceri. Anthocianinat, vitaminat A dhe C dhe përbërjet e tjera polifenolike dhe fitonutrientët i japin manit të zi veti të fuqishme anti-tumorale. Ky frut kundërvepron ndaj dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira.

Shikimi. Zeaksantina e manit të zi zvogëlon stresin oksidativ në qelizat e syve, duke parandaluar dëmtimin e retinës dhe sëmundjeve të tilla si kataraktet dhe degjenerimi makular.

Anti-inflamator. Gjethet e manit të zi kanë veti anti-inflamatore që janë veçanërisht të dobishme kundër sëmundjeve kronike si artriti. Çaji bimor i gjetheve të manit të zi është një ilaç efektiv kundër dhimbjeve të kokës.

(Kosova Sot Online)