Domatja dhe dobitë e saj

  • 03 August 2019 - 09:35
Domatja dhe dobitë e saj

Falë përbërësve të saj na mbron nga problemet kardiovaskulare, dhe tumoret. Përveç se është shumë e përdorshme, ekonomike, dhe e shijshme, domatja falë likopenit, këtij antioksidanti të fuqishëm, ndihmon në parandalimin e problemeve kardiovaskulare, tumoreve dhe osteoporozës.

Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i domates, redukton rrezikun e sëmundjeve të mësipërme. Efekte që përmendëm i detyrohen prezencës së antioksidantit likopen, i cili ndryshe nga shumë përbërës të tjerë, gjithashtu të rëndësishëm në fruta dhe zarzavate, është në gjendje të ruajë vlerat e tij edhe pasi është gatuar. Përveç kësaj, domatja ka veti antinflamatore dhe antibakteriale.

(Kosova Sot Online)