Tabletat për qetësim jua sjellin demencën

  • 03 August 2019 - 10:06
Tabletat për qetësim jua sjellin demencën

S i transmeton BBC-ja, studimi i cili ishte marrë me disa persona të moshuar ka vërtetuar se përdorimi i tabletave për qetësim, tre muaj apo më shumë, ndërlidhet me deri 51 për qind mundësi dhe rrezik të shtuar që të prekeni nga demenca.

Sipas ekspertëve, këto tableta nuk bën të përdoren më gjatë se nga tetë deri në dymbëdhjetë javë.

Ekipi i shkencëtarëve, që edhe ishte marrë me studimin, thotë se ndërlidhja ende nuk është vërtetuar qind për qind, por ky është edhe një fakt tjetër shtesë se tabletat për qetësim nuk guxojnë të përdoren më gjatë se tre muaj.

'Përdorimi i tabletave për qetësim ndërlidhet me rrezik të shtuar për t'u prekur nga sëmundja e Alzhaimer-it', ka thënë udhëheqësja e studimeve, Sophie Billioti de Gage, nga universiteti Bordo në Francë, përderisa hulumtimi i tyre ishte publikuar në revistën shkencore "British Medical Journal".

Në studim kishin marrë pjesë 2 000 njerëz, më të moshuar se 66 vjeç, që vuanin nga sëmundja e Alzhaimer-it, e të gjithëve u ishte përshkruar përdorimi i tabletave për qetësim. Te këta persona ishte vërejtur rreziku për demencë, por natyra e kësaj ndërlidhje midis tabletave për qetësim dhe demencës ende është e pazgjidhur.

(Kosova Sot Online)