“Pilula magjike” që parandalon mbipeshën, diabetin, lloje të kancerit...

  • 03 August 2019 - 10:09
“Pilula magjike” që parandalon mbipeshën, diabetin, lloje të kancerit...

Ecja për vetëm gjysmë ore në ditë është e barabartë sikur të merrni një "pilulë magjike" që parandalon plakjen dhe vdekjen e parakohshme, pohojnë ekspertët. Dr. James Brown kishte befasuar audiencën në "British Science Festival" duke prezantuar përfitimet nga pilula, nga e cila do të mbeteni të shëndetshëm si dhe do ta përmirësoni cilësinë e jetës tuaj.

Ilaçi ishte në gjendje ta parandalojë mbipeshën dhe diabetin, ta ulë rrezikun nga disa lloje të kancerit, depresionit dhe ankthet, të shtojë lëvizshmërinë dhe t'i reduktojë mundësitë për fraktura.

Më pas ai shpalosi fshehtësinë e tij me fjalët: 'Kjo nuk është një pilulë, është një ushtrim'. Dr. Brown, nga shkolla e Jetës dhe Shëndetit, tha: 'Të gjitha prej këtyre ndryshimeve në jetë nuk janë vërejtur te njerëzit që vrapojnë maratonë, nuk janë vërejtur te njerëzit që ngijnë pesha të rënda në sallën e gjimnastikës apo kalojnë orë të tëra duke vrapuar".

Sipas tij, të gjitha këto, duke filluar nga parandalimi i plakjes, kacereve dhe shumë sëmundjeve të tjera, mund të arrini vetëm nëse për çdo ditë ecni nga gjysmë ore.

(Kosova Sot Online)