Pjeprin patjetër duhet ta konsumoni

  • 28 August 2019 - 15:04
Pjeprin patjetër duhet ta konsumoni

Një ndër frutat më të konsumuara në stinën e verës është pjepri.

Ai përmban një sasi të madhe uji (90%). Ky frut është i përshtatshëm për ushqim dietik dhe shërben për pastrimin e organizmit.

Pjepri përmban një numër të lartë vitaminash  si A, B, C, E. Ai për mban gjithashtu: bakër, beta karotinë, fibra bimore, hekur, vaj eterik, kalium, magnez, natrium, acid organik, mangan, zink. Përmbajtja e tij në kalori është e ulët.

Pjepri përveçse është një ushqim shumë i shëndetshëm është një shërues i shkëlqyer për shumë sëmundje për shkak të shumë përbërësve të dobishëm.

Sipas specialistëve pjepri mund të ndikojë në shërimin e akneve, alergjive, anemisë, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, diabetit, impotencës, disa lloje të kancerit, pagjumësisë, rënies së imunitetit, fertilitetit, ngritjes së temperaturës, infeksioneve të ndryshme. Këto janë arsye të mjaftueshme për t’u bindur për vlerat e këtij fruti. Konsumojeni sa më shumë në këto ditë vere. 

(Kosova Sot Online)