Lidhja ndërmjet dhembjes dhe pagjumësisë

  • 05 August 2019 - 08:43
Lidhja ndërmjet dhembjes dhe pagjumësisë

Personat që kanë pasur dhembje më shumë se një ditë kanë një rrezik dy herë më të lartë për paraqitjen e pagjumësisë edhe disa vjet më pas, thuhet në revistën profesionale "Rheumatology".

Shkencëtarët britanikë nga Universiteti "Warwick" tregojnë sesi rreziku për pagjumësi ishte edhe më i madh te personat që kishin pasur dhembje të madhe për një periudhë më të gjatë kohore. Sipas fjalëve të tyre, këto rezultate pjesërisht mund të shpjegohen me ndryshimet në stilin jetësor te personat që janë të prekur nga dhembja.

Rezultatet e reja janë mbledhur në një mostër prej gati 7000 personash më të moshuar se 50 vjet. Kërkuesit shkencorë shtojnë se një ndikim i tillë i dhembjes në pagjumësi ishte i pranishëm pa marrë parasysh faktorët e tjerë, sikur që është mosha, gjinia, statusi socio-ekonomik, shkalla e arsimimit dhe prania e ankthit dhe depresionit. 

(Kosova Sot Online)