7 përfitimet shëndetësore të ananasit

  • 06 August 2019 - 13:46
7 përfitimet shëndetësore të ananasit

Ky frut është i ngarkuar më fibra dhe ndihmon në kurimin e infeksioneve të zorrëve. Për më tepër trajton kapsllëkun, transmeton arbresh.info.

Ja pse duhet të konsumoni ananasin:

1.Rrit imunitetin

Ananasi është përmban vitaminë C dhe është frut jetik për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mbron trupin nga viruset dhe rrit rezistencën e trupit nga ftohja, gripi, infeksionet e veshit dhe sëmundje të tjera infektive.

2.Ndalon sëmundjet kronike

Ananasi është plot me antioksidantë dhe ka vlera të mëdha në parandalimin e qelizave brenda trupit. Ananasi parandalon disa sëmundje kronike, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet kancerogjene, sklerozës dhe artritit.

3.Largon të ftohtin

E ftohura mund të ju vështirësojë përditshmërinë, prandaj duke e  marrë parasysh që ananasi është i pasur me vitaminë C, lufton edhe të ftohtin dhe gripin që mund të ju mbërthejë në ditët e dimrit, ose në ditët e hershme të pranverës.


4.Mbush trupin tuaj me magnez

Ananasi përmban edhe magnez është një ndër mineralet kryesore për forcimin e eshtrave dhe të indeve, transmeton arbresh.info.  Për këtë arsye, ky frut është mirë të konsumohet çdo ditë.

5.Pastron mushkëritë

Një gotë me lëng të freskët të ananasit, parandalon akumulimin e mykozës në fyt. Për më tepër, ky lëng pastron mushkëritë.

6.Forcon eshtrat

Sasia e magnezit që përmban ananasi ndihmon në forcimin e eshtrave. Nëse pini një gotë lëng ananasi, trupi juaj do të ndjehet më i fortë për 73% . Lëngu i ananasit preferohet të konsumohet nga të moshuarit nëse ndjenjë dhimbje eshtrash

7.Rregullon shikimin

Ananasi përmban edhe vitaminë A që është një ndër vitaminat kryesore për rregullimin e shikimit. Një gotë lëng ananasi në ditë parandalon rrezikun e humbjes së shikimit në moshë të thyer.

(Kosova Sot Online)